Janë publikuar rezulatet TIMSS (Trends in International Mathematics and Science Study), vlerësim ndërkombëtar në të cilin Kosova ka marre pjesë për herë të dytë, pas pjesëmarrjes së vitit 2019. Në TIMSS 2023 janë përzgjedhur 152 shkolla, ndërsa në test kanë hyrë 4609 nxënës, pra përqindja e pjesëmarrjes ka qenë 91.7% nga nxënësit e përzgjedhur.
Rezultati mesatar i nxënësve të Kosovës në matematikë është 451 pikë dhe shteti ynë është në vendin e 47-të nga 58 shtete pjesëmarrëse, ku nga vendet e rajonit ka rezultat më të lartë se sa Bosnja dhe Hercegovina. Kosova ka një rritje në matematikë prej 7 pikësh në krahasim me TIMSS 2019.
Në matematikë nxënësit nga Kosova kanë arritje më të mira në fushën e numrave (457 pikë) dhe fushën e gjeometrisë dhe matjes (457 pikë), kurse rezultat më të ulët në fushën e të dhënave (429 pikë). Në shkencë nxënësit kanë arritje më të mira në shkencën e tokës (420 pikë) dhe shkencën fizike (416 pikë), kurse rezultat më të ulët në shkencën e jetës (387 pikë).
Rezultati mesatar i nxënësve të Kosovës në shkencë është 403 pikë dhe shteti ynë është në vendin e 55-të nga 58 shtete pjesëmarrëse. Kosova ka një rënie në shkencë prej 10 pikësh në krahasim me TIMSS 2019.
Last modified: 5 Dhjetor, 2024