MASHT

Telegram ngushëllimi

20 Shkurt, 2015

E nderuara familje Pllana, Më lejoni që të shpreh ngushëllimet e mija më të thella për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, akademik Ruzhdi Pllana.

Më shumë se për familjen Tuaj, ndarja nga jeta e akademikut Pllana ishte humbje për arsimin dhe shkencën në Kosovë, ku ai dha një kontribut jashtëzakonisht të madh.

Me personalitetin e tij, akademik Pllana bëri që të mbetet në mendjet e gjeneratave të tëra të nxënësve dhe studentëve, mësuesve dhe komunitetit shkencor në Kosovë dhe më gjerë.

Ju lutem që në emër të Ministrisë së Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë dhe në emër timin, t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta.


Me respekt, 
Arsim Bajrami – ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.