Ministri Likaj u takua me drejtorin e British Council, Angus Bjarnson

02 Korrik 2020

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ka pritur sot drejtorin e British Council për Kosovë dhe Shqipëri, njëherit zëvendësdrejtor i British Council për Ballkanin Perëndimor, Angus Bjarnson dhe koordinatoren nacionale të programit “Shkollat e Shekullit 21” në Kosovë, Majlinda Mazelliu.

Në këtë takim është biseduar për të arriturat e programit “Shkollat e Shekullit 21”, program i cili ka për qëllim që t’iu ofrojë nxënësve tanë shkathtësi në mendimin kritik, në zgjidhjen e problemeve dhe në kodim, komponenta që tashmë janë përfshirë në kurrikulën e klasës së 8-të dhe të 9-të.

Ministri Likaj falënderoi British Council dhe Qeverinë Britanike për këtë mundësi që ua ka dhënë nxënësve tanë dhe theksoi se ky program i rëndësishëm është në vijë me priorietetet që ka MASh.

Gjatë takimit u bisedua edhe për bashkëpunimin e mëtutjeshëm dhe përshtatjen e një pjese të prioriteteve të këtij programi në kohë pandemie. Po ashtu, u bisedua edhe për kontributin që mund të japë British Council në zhvillimin e Strategjisë për digjitalizim në arsim, e cila është një nga prioritetet e MASh.