MASHT

MINISTRI BYTYQI PRITI PROF. DR. ARIE BRAUNSTEIN NGA UNIVERSITETI I TEL AVIV-IT

8 Maj, 2019

08 Maj 2019

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka pritur sot në takim Prof. Dr. Arie Braunstein, nga Universiteti i Tel Aviv-it, i cili ka qëndruar për një vizitë disa ditore në Departamentin e Sistemeve Elektroenergjetike të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit ë Prishtinës.

Ministri Bytyqi e ka mirëpritur këtë vizitë, duke rikujtuar se Kosova ka mungesë të kuadrove nga fusha e energjetikës, ndërsa shprehu gatishmërinë e tij për të ndërmarrë veprime për vendosje të bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Izraelit, pasi energjetika parashihet që në të ardhmen të jetë  fushë me interes të veçantë.

Ministri Bytyqi theksoi se, ekziston vullneti i Ministrisë së Arsimit për të ndërmarrë të veprimet e duhura sa i përket avancimit të fushës së energjetikës.

Ndërsa, Prof. Dr. Arie Braunstein, i cili me këtë rast edhe ka mbajtur një ligjëratë profesionale nga fusha e energjetikës, tha se është i gatshëm të ofrojë ndihmën e tij nga fusha e energjetikës.

Last modified: 10 Nëntor, 2022

Comments are closed.