MASHT

Komunikatë

8 Shkurt, 2014

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë vlerëson aktin moral të dorëheqjes së rektorit të Universitetit Publik “Hasan Prishtina”, z.Ibrahim Gashi, në funksion të zhbllokimit të funksionimit normal të punës së Universitetit.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë njofton se është duke vazhduar punën e filluar për plotësim ndryshimin e Ligjit për Arsimin e Lartë me qëllim që të mbështesë edhe forcimin e autonomisë së Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe të gjitha institucioneve të arsimit të lartë.

Në këtë drejtim, MAShT inkurajon organet drejtuese të Univeristetit Publik “Hasan Prishtina” dhe Kuvendin e Republikës së Kosovës që të bëjnë plotësim ndryshimin e Statutit të Universitetit “Hasan Prishtina”.

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë mbesin të përkushtuara për të mundësuar dhe garantuar funksionimin e autonomisë së plotë të Universitetit Publik “Hasan Prishtina” dhe të gjitha institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë.

Last modified: 1 Shtator, 2022

Comments are closed.