MASHT

GRUPI KOORDINUES NDËRMINISTROR KUNDËR DHUNËS NË FAMILJE MBAJTI TAKIMIN E PARË

23 Janar, 2024

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Taulant Kelmendi mori pjesë në takimin e parë me anëtarët e Grupit Koordinues Ndërministror, me qëllim të koordinimit, zbatimit, monitorimit dhe vlerësimit të politikave dhe masave për të parandaluar dhe adresuar të gjitha format e dhunës me bazë gjinore.

Në këtë takim u diskutua Plani i punës për vitin 2024 dhe veprimet të cilat janë ndërmarrë në realizimin e objektivave strategjike të Planit të veprimit për vitin 2023, me theks hartimin e Programit të Parë Kombëtar për Kryerësit e Dhunës Ndaj Grave, krijimin e moduleve të reja për ofrimin e statistikave për kryerësit e dhunës dhe publikimi i tyre si dhe plotësim -ndryshimi i Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, duke kriminalizuar veprat e reja penale.

Zv/ministri Kelmendi me këtë rast shprehu përkushtimin e Ministrisë së Arsimit në përmbushjen e objektivave të cilat i përkasin këtij dikasteri dhe harmonizimin e të plotë të veprimeve me ministritë e linjës.

Last modified: 29 Shkurt, 2024