01 Nentor 2021
Për vitin 2022/2023 janë ndarë mjetet financiare për angazhimin e 100 asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore, ndërsa planifikohet që gjatë katër viteve të angazhohen nga 100 asistentë çdo vit.
Kështu është shprehur ajo para kandidatëve të gjeneratës së katërt, të cilët sot kanë filluar mësimin në programin e nivelit V të kualifikimit për Asistent për fëmijë/nxënës me nevoja të veçanta arsimore.
Duke folur për përkushtimin e MAShTI-t për arsim gjithëpërfshirës dhe cilësor, pra edhe për zhvillimin e politikave për reformimin e arsimit dhe aftësimit profesional, ministrja Nagavci ka theksuar mbështetjen e Ministrisë edhe në këtëiniciativë.
Ministrja uroi që kandidatët që do të ndjekin nivelin V tëkualifikimit për një vit, të arrijnë kompetencat e nevojshme, nëmënyrë që të arrihet qëllimi për përmirësimin e cilësisë së jetës për fëmijët/nxënësit me nevoja te veçanta arsimore.
Ndërkaq,Fikrije Zymberi, u.d. drejtoreshë e AAAPARr, ndër tëtjera theksoi bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me organizatën ndërkombëtare Pearson, e cila bën sigurimin e jashtëm tëcilësisë për këtë kualifikim.
Niveli V i kualifikimit është duke u zbatuar për herë të parë nëinstitucionet publike në Kosovë. Ky kualifikim ofrohet në institucione që ofrojnë arsim dhe aftësim profesional në Prishtinë, Pejë, Prizren dhe Ferizaj, ndërsa deri më tani kanë diplomuar gjithsej 188 kandidatë.
Për këtë gjeneratë janë pranuar 54 kandidatë të ndarë në dy grupe, të cilat kanë filluar mësimin sot në Qendrën e Kompetencës ”Shtjefën Gjeçovi” në Prishtinë, si dhe nëQendrën Burimore “Përparimi” në Prishtinë.
Last modified: 7 Qershor, 2022