MASHT

FILLON GJYSMËVJETORI I DYTË I VITIT SHKOLLOR

6 Shkurt, 2023

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit, se në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar ka filluar sot gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor.

Bazuar në Kalendarin e rishikuar shkollor 2022/2023, pushimi dimëror për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar ka qenë nga data 30.01.2023 deri më 03.02.2023.

Sfidat që e kanë përcjellë viteve të fundit sektorin e arsimit kanë shkaktuar humbje të mëdha në procesin edukativo-arsimor, andaj ftojmë të gjithë mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit që të mobilizohen në arritjen e rezultateve të synuara.

Urojmë që kjo pjesë e dytë e vitit shkollor të përcillet me arritje të mëdha në mësimdhënie dhe mësimnxënie.

Suksese!

Last modified: 6 Shkurt, 2023