MASHT

Filloi viti i ri shkollor 2016/17

5 Shtator, 2016

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2016/2017, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami me bashkëpunëtorë ka vizituar nxënësit në shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Meto Bajraktari” në Prishtinë, nga ku ka uruar të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit për fillim të mbarë të mësimit.

Gjatë kësaj vizite, ministri Bajrami u ndal në një klasë të parë, ku ndau në mënyrë simbolike disa abetare dhe bashkëbisedoi me fillestarët, të cilëve iu premtoi mbështetje gjatë shkollimit të tyre.

“Sot po e fillojmë një vit shkollor. Kemi hapur klasët tona për afër 270 mijë nxënës të shkollave fillore dhe të shkollave të mesme dhe ky është një moment shumë i rëndësishëm”, tha ministri Bajrami dhe uroi një vit të suksesshëm për të gjithë nxënësit në Kosovë. Ministri Bajrami tha se ishte shumë emocional takimi me nxënës të klasës së parë dhe ftoi mësimdhënësit, arsimtarët, drejtorët dhe prindërit që të mobilizohen për të ndërtuar një sistem cilësor të arsimit, “në mënyrë që t’ia bëjmë një shërbim të ardhmes së Kosovës duke ndëtuar një sistem pozitiv të edukimit”.

javascript:void(0)

Një sistem i mirë i edukimit, tha Ministri, krijon një shtet të fortë, familje të forta dhe kjo është diqka që duhet ta bëjmë. Pasi që përmendi përgatitjet që janë bërë për fillimin e vitit shkollor dhe ndër to edhe tekstet shkollore të rishikuara që tashmë u janë shpërndarë shkollave, ministri Bajrami tha se ky është një vit ku do të demonstrojmë cilësi. Me këtë rast, ministri i Arsimit, vlerësoi faktin që të gjitha shkollat në Kosovë i janë përgjigjur ftesës së Ministrisë së Arsimit që ora e parë e mësimit t’i kushtohet figurës së Nënës Tereze, e cila u shenjtërua dje në Vatikan.

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.