MASHT

Është përuruar objekti i renovuar i ShFMU “Xheladin Gashi- Plaku”

25 Prill, 2016

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, së bashku me Kryeministrin e Republikës së Kosovës. z. Isa Mustafa, Kryetarin e Kuvendit të Kosovës z. Kadri Veseli dhe ministrin e Administratës Publike, z. Mahir Yagchilar, përuruan objektin e renovuar të ShFMU “Xheladin Gashi-Plaku” në Komoran, ku edhe vizituan ambientet mësimore të kësaj shkolle.

Me këtë rast, ministri Bajrami theksoi rëndësinë e ndërtimit dhe renovimit të shkollave, si parakusht për krijimin e mundësive për arsim cilësor. “Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të ndërtojë shkolla të reja, si dhe të krijojë ambiente moderne mësimore për mësimdhënie dhe mësimnxënie cilësore. Ministria e Arsimit ka për synim rritjen e vazhdueshme të cilësisë në arsim, andaj kjo shkollë me këto ambiente të bukura mundëson një gjë të tillë”, thekoi ministri Bajrami.

Ministri Bajrami, theksoi se Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, do të vazhdojë me ndihmën e projekteve për përmirësimin e infrastrukturës shkollore në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, në mënyrë që nxënësit dhe mësimdhënësit tanë, të jenë plotësishtë të motivuar për arritjen e rezultateve cilësore.

ShFMU “Xheladin Gashi- Plaku” numëron rreth 650 nxënës, për edukimin dhe arsimimin e të cilëve përkujdesen 42 mësimdhënës, në mesin e të cilëve edhe pedagogu i shkollës. Objekti shkollorë sipas menaxhmentit të shkollës ka 12 dhoma mësimi, si dhe loboratorë të informatikës dhe të kimisë.

Last modified: 30 Gusht, 2022