Ministrja e Arsimit, Shkencës,Teknologjisë dhe Inovacionit, Abërie Nagavci, kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rrahimaj, drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Afrim Dervishi dhe drejtoresha e ShFMU “Abdullah Krashnica-Presheva”, Merita Keqmezi kanë inauguruar sallën e edukatës fizike në ShFMU “Abdullah Krashnica”, në Koretin të Kamenicës, investim i Ministrisë së Arsimit në vlerë rreth 350 mijë euro, përfshirë ndërtimin dhe pajisjet sportive.

Ministrja Arbërie Nagavci me këtë rast theksoi se, në kuadër të punës së Ministrisë së Arsimit për përmirësimin e infrastrukturës arsimore, krahas ndërtimit të shkollave e çerdheve të reja, po plotësojmë edhe nevojat për objekte që janë pjesë e pandashme e edukimit.
Ministrja Nagavci po ashtu tha se, që nga marrja e detyrës, e kemi pasur të qartë se gjëja e parë që kërkohet për të ushqyer mendjet e njoma me dije është një ambient cilësor në të gjitha aspektet, andaj edhe është vënë theksi tek rëndësia e infrastrukturës arsimore, dhe i jemi vënë punës për të krijuar kushtet më të mira të mundshme për të gjithë nxënësit.

Ministrja Arbërie Nagavci, kryetari Rrahimaj dhe drejtori i DKA-së, Dervishi më pas bënë vendosjen e gurthemelit në sallës së edukatës fizike në kampusin e shkollave të mesme në Kamenicë.
Ministrja Nagavci më këtë rast tha se, kjo sallë e edukatës fizike do të shërbejë për nxënësit e shkollave të mesme, ndërsa uroi që ndërtimi i saj të krijojë kushte sa më të mira për zhvillimin e aktiviteteve fizike të nxënësve.
Ndërsa, kryetari Kadri Rrahimaj theksoi se, vendosja e gurthemelit të sallës së edukatës fizike në kampusin e shkollave të mesme është një objekt që i ka munguar këtyre shkollave, ndërsa u shpreh i kënaqur për realizimin e kësaj kërkese të rëndësishme për nxënësit dhe mësimdhënësit.
Në total investimet e MAShTI-t në komunën e Kamenicës nga viti 2021 kapin shifrën 5,639,116.46 euro. Përveç infrastrukturës shkollore është investuar edhe në aspektet shoqëruese të jetës shkollore siç janë salla e pajisje sportive, laboratorike dhe të mirëmbajtjes, në biblioteka, në inventar etj. duke plotësuar kështu paketën e shërbimeve për qytetarët e rinj sot, e duke vënë bazën mbi të cilën ata të bëhen shtyllat e shtetit nesër.

Last modified: 21 Janar, 2025