MASHT

MINISTRI BYTYQI VIZITOI SHKOLLËN FILLORE “GJON SERREÇI” NË FERIZAJ

24 Shtator, 2019

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka vizituar sot shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Gjon Serreçi” në Ferizaj, për të parë nga afër kushtet në të cilat zhvillohet procesi mësimor. Ministri Bytyqi, me këtë rast u informua nga menaxhmenti i shkollës lidhur me disa shqetësime, të cilat janë ngritur si pasojë e objektit të vjetër shkollor.

Ministri Bytyqi theksoi se, shkolla “Gjon Serreçi” ka traditë, por që procesin mësimor e bënë të vështirë infrastruktura e vjetër. “Ne diskutuam gjatë me drejtorin e DKA-së dhe drejtorin e shkollës. Drejtori na informoi se janë duke u bërë përpjekje që kësaj komune t’i shtohet sa më shpejtë edhe një objekti i ri i shkollor në të cilin është duke u punuar dhe ky objekt do të zgjidhë problemin e zgjerimit të infrastrukturës edhe për këtë shkollë”, tha Ministri.

Ministri Bytyqi u zotua për gatishmërinë që të ndihmojë këtë shkollë e cila aktualisht punon me tri ndërrime, si dhe të gjitha shkollat tjera, për një funksionim sa më të mirë të procesit mësimor.

Menaxhmenti i shkollës shpjegoi se, pritet që së shpejti nxënësit e shkollës “Shaban Jashari” të transferohen në objektin e ri dhe objektin e vjetër, që është afër shkollës “Gjon Serreçi”, ta shfrytëzojë kjo shkollë e cila ka rreth 2400 nxënës.

Ministri Bytyqi po ashtu tha se, sa i përket shpërndarjes së teksteve shkollore, Ministria ka përfunduar me kohë këtë proces, të cilin mbetet që DKA-të ta menaxhojnë.

Last modified: 9 Qershor, 2022

Comments are closed.