MASHT

Ministri Bytyqi ka vizituar Institutin e Historisë

19 Dhjetor, 2017

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka vizituar Institutin e Historisë, më ç’rast është pritur nga drejtori Sabit Syla me bashkëpunëtorë. Qëllimi i kësaj vizite ishte për të parë nga afër dhe për t`u njoftuar me punët dhe sfidat me të cilat ballafaqohet ky institucion.

 Ministri Bytyqi fillimisht  ka falënderuar punonjësit e këtij Instituti për punën e që ata bëjnë në rrafshin profesional, hulumtues e shkencor, ndërsa theksoi se Instituti i Historisë është ndër institucionet e rëndësisë së veçantë për hulumtimin dhe ruajtjen e vlerave historike kombëtare.

Ministri Bytyqi, po ashtu tha se është i interesuar që të ketë një bashkëpunim të mirëfilltë ndërinstitucional dhe se MAShT, brenda mundësive do ta mbështesë veprimtarinë kërkimore-shkencore të Institutit, ndërsa do të angazhohet edhe për të gjetur një zgjidhje edhe sa i përket objektit  ku duhet të vendoset Instituti.


  
Drejtori  Syla e falënderoi ministri Bytyqi për vizitën, ndërsa e informoi për veprimtarinë shkencore të Institutit ndër vite, njëherësh e njoftoi me  projektet  dhe aktivitet që i kanë në program për t’i zhvilluar vitin që vjen me rastin e shënimit të përvjetorëve dhe ngjarjeve të rëndësishme kombëtare.
 
Drejtori i Institutit e njoftoi Ministrin  se brenda a periudhës 4 vjeçare janë botuar rreth 30 tituj shkencor, ndërsa po ashtu theksoi se ka filluar projekti për hartimin e Historisë së Kosovës,  i cili do të përfshijë ngjarjet më të rëndësishme kulturohistorike që nga Ilirët deri në ditët e sotme dhe ku janë të angazhuar 50 hulumtues shkencorë eminentë brenda dhe jashtë vendit, projekt ky që do të zgjasë rreth 3 vite.

Më pas, ministri Bytyqi i shoqëruar nga punonjësit e  këtij Instituti ka vizituar bibliotekën dhe hapësirat tjera ku zhvillon veprimtarinë ky institucion, ndërsa tha se do të angazhohet që të bëjë një zgjidhje sa i përket çështjes së objektit , njëherësh tha  se MAShT,  do të mbështes edhe projektin madhor “ Historia e Kosovës “ si një projekt të rëndësisë veçantë me vlerë gjithëkombëtare. 

Last modified: 25 Gusht, 2022

Comments are closed.