MASHT

MASHT – i rishikon Ligjin për Arsimin e Lartë

30 Korrik, 2010

Pas hartimit të Ligjit të ri për Arsimin Parauniversitarë i cili tashmë është dërguar në Kuvendin e Kosovës për Miratim, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), po vazhdon edhe procesin e rishikimit të Ligjit për Arsimin e Lartë (LAL).

Ky është një proces i cili ka filluar para një vit e gjysmë, i përkrahur nga Banka Botërore dhe Këshilli i Evropës dhe i bartur nga grupi punues i emëruar nga ministri Hoxhaj, dhe me përfshirje të të gjitha palëve me interes, është synuar që të ndahet pronësia më të gjitha këto palë. Përveç institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Kosovës (sektori publik dhe ai privat), në konsultime intensive janë përfshirë edhe partnerë, donatorë dhe ekspertë ndërkombëtarë. Komisioni Evropian, Këshilli i Evropës dhe ICO janë përfshirë edhe në grupin punues të emëruar nga Ministri Hoxhaj.

Avdullah Alija, Drejtor i Departamentit për Arsimin e Lartë, theksoi se “duke u bazuar në realitetin e ri të krijuar në Kosove pas shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës në shkurt 2008, në Zhvillimet në Hapësirën Evropiane të Arsimit të Lartë, si dhe duke u nisur nga një situate ku sektori i arsimi të lartë është i konsoliduar në tërësisht në pikëpamje të strukturave dhe mekanizmave për sigurimin e cilësisë si rezultat i funksionalizimit të plotë dhe punës tërësisht të pavarur të Agjensionit Kosovar për Akreditim, është paraqitur nevoja për rishikimin e ligjit për arsimin e lartë.

Nisur nga zhvillimet në Hapësirën Evropiane të Arsimit të Lartë, ky projektligj shpreh një fokus më të fortë në konceptet evropiane dhe instrumentet, që kanë të bëjnë me mobilitetin e studentëve, të stafit akademik, dizajnimin e kurrikulumit dhe sigurimin e cilësisë.

Ky projektligj i adresohet edhe sfidave të reja në sektorin e Arsimit të Lartë në Kosove dhe përmban dispozita për themelimin dhe zhvillimin e Institucioneve të reja të Arsimit të Lartë (Universiteteve, Kolegjeve Univesitare, Kolegjeve etj). si dhe siguron trajtim të barabartë për sektorin publik dhe privat të arsimit të lartë brenda një kuadri gjithëpërfshirës.

Ky projektligj po ashtu garanton autonomi të gjerë të Institucioneve të Arsimit të Larte brenda një kuadri të fortë të llogaridhënies publike duke treguar vendosmëri që Arsimit të Lartë në Kosovë të jetë pjesë e Zonës Evropiane të Arsimit të Lartë dhe procesit të Bolonjës”,  tha z. Alija.

I ndërtuar në parimet e lirisë akademike, barazisë, mundësisë së barabartë për të gjithë pa asnjë diskriminim, mobilitetit të studentëve dhe të personelit, diversitetit, cilësisë, kreativitetit, inovacionit, ndërmarresisë, dhe krahasueshmërisë, ky projektligj garanton që të krijojë, zhvillojë, të mbrojë dhe të transmetojë njohuri përmes mësimdhënies dhe punës hulumtuese me synim që të lehtësojë zhvillimin e ligjshëm dhe të përgjegjshëm te ofertës së arsimit të lartë nga institucione të fuqishme, dinamike dhe të krahasueshme me Institucionet tjera në Hapësirën Evropiane të Arsimit të Lartë.

Aktualisht, ligji është në fazën përfundimtare të rishikimit dhe pritet që në fillim të vitit akademik 2010/2011, ligji i ri të jetë i miratuar.  Deri në një vit pas hyrjes në fuqi, do të adaptohen të gjitha aktet nënligjore që burojnë nga ky ligj.

https://www.facebook.com/v2.3/plugins/share_button.php?app_id=915013281873559&channel=https%3A%2F%2Fstaticxx.facebook.com%2Fx%2Fconnect%2Fxd_arbiter%2F%3Fversion%3D46%23cb%3Df87b16274b2c%26domain%3Dmashtarkiva.rks-gov.net%26is_canvas%3Dfalse%26origin%3Dhttps%253A%252F%252Fmashtarkiva.rks-gov.net%252Ff3e2d2e54cb87be%26relation%3Dparent.parent&container_width=85&href=https%3A%2F%2Fmashtarkiva.rks-gov.net%2Farticle%2Fmasht-i-rishikon-ligjin-per-arsimin-e-larte&layout=button_count&locale=en_US&sdk=joey

https://platform.twitter.com/widgets/tweet_button.9d00f3a022654eb8edfbc3190e981f9d.en.html#dnt=false&id=twitter-widget-0&lang=en&original_referer=https%3A%2F%2Fmashtarkiva.rks-gov.net%2Farticle%2Fmasht-i-rishikon-ligjin-per-arsimin-e-larte&size=m&text=MASHT%20%E2%80%93%20i%20rishikon%20Ligjin%20p%C3%ABr%20Arsimin%20e%20Lart%C3%AB&time=1661506020954&type=share&url=https%3A%2F%2Fmashtarkiva.rks-gov.net%2Farticle%2Fmasht-i-rishikon-ligjin-per-arsimin-e-larte

Last modified: 26 Gusht, 2022

Comments are closed.