MASHT

MASH PRANON DISA LAPTOPË DONACION NGA USHTARËT ITALIANË

15 Tetor, 2020

15 Tetor 2020

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj ka pritur sot komandantin e KFOR-it, gjeneral Michele Risi dhe komandantin e komandës regjionale Perëndim me seli në Pejë, kolonel Gianluca Figus, nga të cilët ka pranuar disa laptopë, donacion nga Mbrojtja Italiane.

Ministri Likaj fillimisht ka falënderuar KFOR-in në përgjithësi që janë kujdesur për sigurinë e Kosovës dhe qytetarëve të saj dhe po vazhdojnë të kujdesen në këtë segment, duke i kontribuar kështu paqes, jo vetëm në vendin tonë, por edhe në gjithë rajonin.

Ministri Likaj, me këtë rast tha se, për menaxhimin e pandemisë në arsim, një kontribut shumë të madh e kanë dhënë dhe po e japin partnerët zhvillimorë dhe donatorët.

Ministri Likaj theksoi se, janë 34 laptopë që po i dorëzohen sot Ministrisë së Arsimit në shfrytëzim dhe kjo është një vazhdimësi e Qeverisë, popullit dhe Forcave Italiane për Kosovën. “Italia i është gjetur në krah vendit tonë në çdo situatë, prandaj u jemi mirënjohës për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme”, u shpreh Ministri.

Ndërsa, gjeneral Michele Risi shprehu kënaqësinë e tij që KFOR-i ka përkrahur këtë projekt italian, pra këtë donacion, për të cilin tha se shpreson që ta ndihmojë Ministrinë e Arsimit që të arrijë synimet në këtë situatë, kur edhe procesi mësimor po zhvillohet në rrethana të pandemisë COVID-19.

Last modified: 8 Qershor, 2022

Comments are closed.