MASHT

Donatorët konfirmojnë përkrahjen për realizimin e Planit Strategjik për Arsim 2011-2016

29 Tetor, 2010

Ministria Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) së bashku me partneret zhvillimor ndërkombëtar në takimin e Forumit te Nivelit të Lartë në kuadër të Konferencës tre ditore: Përkrahja e Planit Strategjik për Arsimin në Kosovë (PSAK) 2011 -2016 konfirmuan mbështetjen e mëtutjeshme për sektorin e arsimit dhe komplientuar punën që ka bërë MASHT së bashku me partnerët zhvillimor ndërkombëtar në hartimin e Planit Strategjik për Arsimin në Kosovë 2011 – 2016, që do të jetë edhe baza e koordinimit të bashkëpunimit të Qeverisë së Kosovës me partneret zhvillimor ndërkombëtar në sektorin e arsimit.

Plani Strategjik i Sektorit të Arsimit në Kosovë (PSAK) 2011-2016, pasqyron një vizion dhe përkushtim të përbashkët e afatgjatë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, partnerëve zhvillimorë dhe të shoqërisë civile. Plani strategjik do të mundësojë vlerësime dhe projeksione gjithëpërfshirëse të kërkesave të sektorit të arsimit, zhvillim të barabartë e më të baraspeshuar, si dhe do të ndikojë në disenjimin e një programi më të fokusuar dhe të koordinuar më mirë të ndihmave zhvillimore gjatë periudhës së planifikuar.

Plani Strategjik për Arsimin e Kosovës 2011 -2016 është plani kyç për investime në sektorin e arsimit. Skica aktuale e hartës së donatorëve tregon se sektori i arsimit gëzon përkrahje të konsiderueshme të jashtme nëpërmjet të 94 projekteve të ndryshme nga së paku 13 vende të ndryshme donatore dhe nga katër partnerë multilateralë. Ndihma e tanishme e jashtme për sektorin e arsimit nëpërmjet të projekteve të ndryshme, kryesisht jashtëbuxhetore, arrijnë shumën prej 158, 2 milionë €uro, prej të cilave 45 milionë janë shuma të alokuara për vitin 2010.

Konfirmimi për mbështetjen e sektorit te arsimit është dhënë edhe sot, në Forumin e Nivelit të Lartë, respektivisht, në ditën e dytë të Konferencës “Përkrahja e Planit Strategjik për Arsim në Kosovë 2011-2016, ku kanë marrë pjesë ambasadorët dhe përfaqësues të shumicës së ambasadave të huaja në Kosovë, Komisionit Evropian, USAID-it, Bankës Botërore, GTZ, Qeverise se Luksemburgut, Norvegjisë, Zvicrës, Suedisë, UNDP, Këshillit të Evropës, Fondacionit Europian për Trajnime, OSBE-së, UNICEF-it.

Me këtë rast, ministri i Arsimit Enver Hoxhaj, falënderoi donatorët për mbështetjen e fuqishme që i kanë dhënë MASHT-it në realizimin e synimeve të veta, pra edhe sektorit të arsimit.

Ministri Hoxhaj theksoi se ky plan është kyç për investimet në sektorin e arsimit dhe në zhvillimin e kapitalit njerëzor. “Për neve arsimi ka qenë dhe mbetet më tutje i barabartë me ekonominë dhe ekonomia e barabartë me arsim, dhe ne mendojmë për një ekonomi e shërbimeve e cila është në kërkim e sipër në Kosovë, ne kemi nevojë për më shumë njerëz të arsimuar”, tha ministri Hoxhaj, pasi që përmendi faktin se këtë vit janë siguruar 22 mijë vende të reja për studime në Universitetin e Prishtinës dhe atë të Prizrenit.

Ndërsa, ministri i Integrimeve Evropiane, Besim Beqaj, theksoi se përfundimi i planit strategjik për sektorin e arsimit ne Kosovë, është njeri ndër kushtet që kërkohet nga Bashkimi Evropian. “Ajo çka pretendojmë t’I ofrojmë Evropës është një rini e shëndoshë dhe e arsimuar mirë, që është edhe synim I Qeverisë së Kosovës, por edhe I donatorëve”, tha ai.

Rektori i UP-së, Mujë Rugova theksoi se ky Universitet është I preokupuar me ngritjen e cilësisë dhe harmonizimin e planprogrameve me ato të Bolonjës, ndërsa theksoi se UP është në rrugë të mbarë për bashkëpunim me shumë universitete të vendeve të zhvilluara, çështje që i është kushtuar rëndësi e veçantë.

Ndërsa përfaqësuesja e ambasadës se Suedisë Ingrid Johansson, tha se vendi I saj është i përkushtuar ta mbështes sektorin e arsimit në Kosovë. Ajo tha se përmes këtij plani do te ngritët cilësia e arsimit dhe zhvillimi ekonomik.

“Suedia se bashku me partneret zhvillimor është këtu, që të ju ndihmoj për hartimin e planit strategjik për vitet 2011-2016,Kosova do të ketë një strategji të vetme për këtë sektor. Reformat arsimore janë te domosdoshme ne sektorin e arsimit ne Kosovë,dhe Suedia është e përkushtuar ta mbështes sektorin e arsimit në Kosovë dhe unë përgëzoi ministrin e arsimit për punën e deritanishme qe ka bere,dhe ky dokument është i rëndësishëm për ngritjen e cilësisë se arsimit dhe zhvillimin ekonomik në Kosovë. ”

Kjartan Bjornson, shef I Operacioneve në Zyrën Ndërlidhëse të Komisionit Evropian tha se Komisioni do të vazhdojë të mbështesë sektorin e arsimit në Kosovë, sidomos në procesin e Kurrikulumit dhe Trajnimit të mësimdhënësve.

Edhe përfaqësues të Bankës Botërore dhe të USAID-it, organizata të cilat kanë mbështetur procese shumë të rëndësishme të arsimit në Kosovë, kanë konfirmuar mbështetjen, duke përmendur edhe sektorë konkret, ku ata janë të interesuar të vazhdojnë përkrahjen.

Po ashtu, edhe ambasadorë dhe përfaqësues të ambasadës Britaneze, Gjermane, Norvegjeze, asaj të Luksemburgut, Austrisë, Zvicrrës, Danimarkës, kanë lëvduar punën që është bërë në hartimin e kësaj Strategjie dhe e kanë siguruar MASHT-in për mbështetjen e tyre në realizimin e synimeve për pesë vitet e ardhshme.

MASHT ka marrë iniciativën që sektori i arsimit të jetë sektori i parë që do të zhvillojë një qasje strategjike dhe tërësektoriale duke aplikuar një qasje koherente në sektorin e arsimit (duke mbuluar tërë spektrin arsimor, prej atij parashkollor, parauniversitar, arsimin dhe aftësimin profesional, zhvillimin profesional të mësimdhënësve, arsimin e lartë, TIK-un dhe arsimin e të rriturve) në përputhje me një perspektivë të arsimit gjatë tërë jetës.

Ne këtë konference u dhanë konsideratat dhe mirënjohjet e MASHT më të larta për përkushtimin e pandërprerë tw donatorwve ndaj përpjekjeve të përbashkëta për zhvillimin e sektorit të arsimit në Republikën e Kosovës dhe falënderimin për përkrahjen e vazhdueshme dhe bashkëpunimin e mirë.

https://www.facebook.com/v2.3/plugins/share_button.php?app_id=915013281873559&channel=https%3A%2F%2Fstaticxx.facebook.com%2Fx%2Fconnect%2Fxd_arbiter%2F%3Fversion%3D46%23cb%3Df30b265f0bcb4f4%26domain%3Dmashtarkiva.rks-gov.net%26is_canvas%3Dfalse%26origin%3Dhttps%253A%252F%252Fmashtarkiva.rks-gov.net%252Ff2190b87ca61c2%26relation%3Dparent.parent&container_width=85&href=https%3A%2F%2Fmashtarkiva.rks-gov.net%2Farticle%2Fdonatoret-konfirmojne-perkrahjen-per-realizimin-e-planit-strategjik-per-arsim-2011-2016&layout=button_count&locale=en_US&sdk=joey

https://platform.twitter.com/widgets/tweet_button.9d00f3a022654eb8edfbc3190e981f9d.en.html#dnt=false&id=twitter-widget-0&lang=en&original_referer=https%3A%2F%2Fmashtarkiva.rks-gov.net%2Farticle%2Fdonatoret-konfirmojne-perkrahjen-per-realizimin-e-planit-strategjik-per-arsim-2011-2016&size=m&text=Donator%C3%ABt%20konfirmojn%C3%AB%20p%C3%ABrkrahjen%20p%C3%ABr%20realizimin%20e%20Planit%20Strategjik%20p%C3%ABr%20Arsim%202011-2016&time=1661513668969&type=share&url=https%3A%2F%2Fmashtarkiva.rks-gov.net%2Farticle%2Fdonatoret-konfirmojne-perkrahjen-per-realizimin-e-planit-strategjik-per-arsim-2011-2016

Last modified: 26 Gusht, 2022