Divizioni për Shkencë

1. Detyrat dhe Përgjegjësitë

  1. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e politikave për shkencë.

  2. Propozon dhe harton instrumente për implementimin e Programit Kombëtar të Shkencës.

  3. Ofron mbështetje administrative për inicimin dhe realizimin e projekteve konkurruese vendore shkencore.

  4. Harton politikat dhe procedurat për licencimin e institucioneve kërkimore.

  5. Harton politikat për shkencë të hapur (open science/open access) dhe monitoron zbatimin e këtyre politikave.

  6. Këshillon dhe ndihmon institutet kërkimore/hulumtuese në zbatimin dhe respektimin e standardeve për punën kërkimore shkencore në përputhje me standardet evropiane.

  7. Koordinon aktivitete për integrimin e institucioneve kërkimore-shkencore në hapësirën e përbashkët evropiane të kërkimeve shkencore (ERA).

  8. Zhvillon dhe mirëmban hartëzimin e infrastrukturës kërkimore në nivel kombëtar.

 

Me qëllim të mbështetjes së veprimtarisë kërkimore- shkencore, në përputhje me Ligjin Nr. 04/L-135   dhe me Programin Kombëtar të shkencës, Divizioni i Shkencës zbaton rregullisht skemat vjetore të mbështetjes së projekteve shkencore, siç mund t`i shihni të publikuara. Aktualisht i kemi tri skema aktive (Skemën e granteve për projekte të vogla shkencore;  Skemën për botimet shkencore në revistat me faktorë ndikimi dhe Skemën për botime e publikime shkencore), por që pritet të shtohen edhe skema tjera, në përputhje me kërkesat e Programit kombëtar të Shkencës.

 

Ky Divizion bashkë me Divizionin e Inovacionit mbështesin funksionimin e këshillave shkencore, procedojnë veprimet administrative për projektet shkencore të miratuara, si dhe iniciojnë dhe adresojnë propozime e zhvillime tjera në nivel politikash.


2. Raportimi

Udhëheqësi i Divizionit për Shkencë, raporton tek drejtori i departamentit.


3. Burimet njerëzore

Numri i të punësuarve në Divizionin për Shkencë është katër (4).

Merita Januzi

Pozita:

Udhëheqëse e Divizionit të Shkencës

Email:

merita.jonuzi@rks-gov.net

Numri i Telefonit:

038 / 200 65 122

Fidan Kozhani

Pozita:

Zyrtar i Lartë për Shkencë / Sinjalizues

Email:

fidan.kozhani@rks-gov.net

Numri i Telefonit:

038/200 65 082

Sebahate Jupolli – Safçi

Pozita:

Zyrtare e lartë për menaxhimin e projekteve shkencore vendore

Email:

sebahate.jupolli@rks-gov.net

Numri i Telefonit:

038 / 200 65 084

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors