1.1. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve për njohjen dhe barasvlerën e diplomave dhe certifikatave të arsimit të lartë dhe parauniversitar.
1.2. Ofron mbështetje dhe siguron zbatimin e standardeve dhe procedurave të përcaktuara për njohjen dhe barasvlerën e diplomave dhe certifikatave të arsimit të lartë dhe parauniversitar.
1.3. Ofron informata për statusin e institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë dhe sistemin e arsimit në përgjithësi.
1.4. Ofron informata për qytetarët e interesuar për statusin e institucioneve të arsimit të lartë jashtë vendit.
1.5. Bën njohjen/barasvlerësimin e diplomave të arsimit të lartë dhe parauniversitar të fituara jashtë Kosovës.
1.6. Bën vlefshmërinë e diplomave të lëshuara nga institucionet e arsimit të lartë në Kosovë, me qëllim të përdorimit të asaj diplome jashtë Kosovës.
1.7. Verifikon vlefshmërinë e diplomave sipas kërkesave të ENIC NARIC të shteteve përkatëse/ministrive përgjegjëse.
1.8. Verifikon diplomat e lëshuara nga institucionet e arsimit parauniversitar në Kosovë, me qëllim të përdorimit të asaj diplome jashtë Kosovës.
1.9. Bën planifikimin dhe zhvillimin e sistemeve softuerike për transformimin digjital të proceseve të punës.
Udhëheqësi i Divizionit për Njohje dhe Informim Akademik – NARIC, raporton te udhëheqësi i departamentit.
Numri i të punësuarve në Divizionin për Njohje dhe Informim Akademik – NARIC është pesë (5).