Divizioni për koordinim të politikave

1. Detyrat dhe përgjegjësitë

  1. Koordinon procesin e planifikimit strategjik dhe politikave të Ministrisë bazuar në qasjen sektoriale;
  2. Planifikon dhe koordinon hartimin e dokumenteve strategjike të Ministrisë dhe harmonizon ato me dokumentet tjera qeveritare;
  3. Mbështet departamentet, agjencitë dhe institucionet vartëse të Ministrisë në përgatitjen e konceptdokumenteve;
  4. Siguron koordinimin e procesit të zhvillimit të dokumenteve strategjike të Ministrisë me procesin e planifikimit buxhetor;
  5. Harton planin vjetor të punës së Ministrisë duke siguruar harmonizimin e tij me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve, PKZMSA-në, dhe dokumentet tjera strategjike, si dhe raporton për zbatimin e tij tek institucionet relevante;
  6. Ofron mbështetje për hartimin, monitorimin dhe raportimin e zbatimit të planit strategjik të Ministrisë.

 


2. Raportimi

Udhëheqësi i Divizionit për Koordinim të Politikave raporton tek Drejtori i Departamentit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors