Misioni i Divizionit për Komunikim Publik është të ndërmarrë veprime për prezantimin dhe promovimin e politikave të Ministrisë, duke siguruar komunikim të qartë, të plotë dhe në kohë, si dhe të mundësohet shkëmbimi i pikëpamjeve ndërmjet Ministrisë dhe publikut.
2. Detyrat dhe përgjegjësitë
2.1. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e planeve të komunikimit të ministrisë; 2.2. Ofron përkrahje profesionale për ministrinë në fushën e komunikimit dhe informimit; 2.3. Organizon konferenca për media dhe përgatit njoftime për shtyp, deklarata, raporte dhe publikime tjera mediale; 2.4. Mirëmban dhe përditëson uebfaqen zyrtare të ministrisë ; 2.5. Koordinon kërkesat për qasje në dokumente publike dhe përgatit raporte mbi zbatimin e Ligjit për Qasje në Dokumente Publike.
3. Hierarkia
Udhëheqësi i Divizionit për Komunikim me Publikun raporton tek Sekretari i përgjithshëm.