Divizioni për integrim evropian

1. Detyrat dhe përgjegjësitë

  1. Koordinon dhe mbështet aktivitetet brenda ministrisë në lidhje me procesin e integrimit evropian, duke përfshirë edhe proceset e planifikimit të masave që ndërlidhen me çështjet e integrimit evropian në kapitujt ku Ministria bartë rolin e institucionit mbështetës;
  2. Monitoron dhe raporton lidhur me zbatimin e obligimeve që dalin nga procesi i integrimit evropian;
  3. Harton dhe monitoron zbatimin e Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (PKZMSA) për kapitujt të acquis ku Ministria bartë rolin e institucionit mbështetës, siguron harmonizimin e tij me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve dhe dokumentet tjera strategjike, si dhe kujdeset që reformat legjislative të parapara në PKZMSA përfshihen në Programin Legjislativ të Qeverisë;
  4. Ofron mbështetje në harmonizimin e legjislacionit dhe dokumenteve strategjike në fushën e arsimit me legjislacionin e BE-së;
  5. Koordinon organizimin dhe mbarëvajtjen e takimeve të rregullta për procesin e integrimit evropian lidhur me çështjet në fushëveprimtarinë e Ministrisë;
  6. Koordinon projektet zhvillimore të donatorëve të Ministrisë, në bashkëpunim me departamentet dhe divizionet përkatëse;
  7. Koordinon organizimin dhe mbarëvajtjen e misioneve vlerësuese të mekanizmave të Bashkimit Evropian dhe organizatave tjera ndërkombëtare në sektorin e arsimit.
  8.  

2. Raportimi

Udhëheqësi i Divizionit për Integrim Evropian raporton tek Drejtori i departamentit.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors