Divizioni për edukim në fëmijëri të hershme

1. Detyrat dhe përgjegjësitë

  1. Propozon, harton dhe mbikëqyr zbatimin e legjislacionit dhe dokumenteve të politikave/strategjive për institucionet e edukimit për fëmijërinë e hershme.

  2. Zhvillon politika publike dhe mbështet zbatimin e aktiviteteve që ndërlidhen me edukimin në fëmijërinë e hershme për fëmijët nga grupet e margjinalizuara.

  3. Harton politika dhe ofron përkrahje për DKA dhe institucionet parashkollore për rritjen e përfshirjes së fëmijëve në edukim në fëmijëri të hershme në të gjitha institucionet e edukimit për fëmijërinë e hershme.

  4. Monitoron dhe raporton për mbarëvajtjen e procesit edukativ në institucionet e edukimit në fëmijërinë e hershme në përputhje me legjislacionin në fuqi.

  5. Zhvillon kurrikulat dhe tekstet shkollore për edukimin në fëmijërinë e hershme.


2. Raportimi

Udhëheqësi i Divizionit për Edukim në Fëmijëri të Hershme raporton tek drejtori i departamentit.


3. Burimet njerëzore

Numri i të punësuarve në Divizionin për Edukim në Fëmijëri të Hershme është katër (4).

Laberi Luzha

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors