Divizioni për Administrimin e Platformave Digjitale

1. Përshkrimi i përgjithshëm

Divizioni për Administrimin e Platformave Digjitale funksionon në kuadër të Departamentit për Digjitalizim të Arsimit në MAShTI dhe ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë për menaxhimin, mirëmbajtjen dhe zhvillimin e platformave digjitale që përdoren në sistemin arsimor të Republikës së Kosovës.
Ky divizion siguron funksionim efikas, siguri të lartë dhe përdorim të integruar të të gjitha sistemeve digjitale në nivel qendror dhe lokal.


2. Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

2.1. Administron platformat digjitale të arsimit parauniversitar, arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor (p.sh. SMIA, SMIAL, Shkollat.org, School Mapping, KRIS, NARIC, TSIS, micro:bit etj.), duke siguruar funksionalitet të plotë dhe qasje të kontrolluar për përdoruesit;
2.2. Mirëmban aspektin teknik dhe sigurinë kibernetike të sistemeve, përmes kontrolleve të rregullta, përditësimeve të vazhdueshme dhe zbatimit të standardeve ndërkombëtare për mbrojtjen e të dhënave;
2.3. Menaxhon bazat e të dhënave dhe statistikat arsimore, duke përpunuar dhe ofruar raporte të sakta për vendimmarrje dhe planifikim strategjik;
2.4. Zhvillon dhe integron shërbime digjitale të reja, në përputhje me nevojat e Ministrisë dhe partnerëve institucionalë, me qëllim modernizimin dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve publike;
2.5. Koordinon me njësitë e tjera të MAShTI-t dhe me agjencitë partnere për qasje të integruar dhe të unifikuar në përdorimin e teknologjive digjitale;
2.6. Siguron mbështetje teknike dhe profesionale për institucionet arsimore, stafin dhe përdoruesit finalë, përfshirë trajnime dhe asistencë në përdorimin e platformave;
2.7. Monitoron performancën e platformave digjitale, identifikon sfidat dhe ndërmerr masa përmirësuese për rritjen e efikasitetit dhe transparencës;
2.8. Bashkëpunon në nivel ndërkombëtar dhe rajonal në fushën e digjitalizimit të arsimit, me qëllim përafrimin e sistemeve vendore me standardet dhe praktikat më të mira evropiane.


3. Raportimi

Udhëheqësi i Divizionit për Administrimin e Platformave Digjitale raporton te udhëheqësi i departamentit.


4. Burimet Njerëzore

Numri i të punësuarve në Divizionin për Administrimin e Platformave Digjitale është njëmbëdhjetë (11).

Veton Alihajdari

Enver Mekolli

Hazbije Lahi

Leon Shabani

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors