Misioni i Divizionit për Prokurim Publik është të kryejë aktivitetet e prokurimit në MASHTI në mënyrë transparente, të drejtë dhe efikase, në përputhje të plotë me Ligjin dhe me rregullat e Prokurimit Publik.
2. Detyrat dhe përgjegjësitë
2.1. Përgatit, koordinon dhe zbaton planin vjetor të ministrisë në fushën e prokurimit publik, në pajtim me legjislacionin në fuqi; 2.2. Siguron që të gjitha kërkesat e prokurimit janë përgatitur në përputhje me rregullat dhe procedurat e prokurimit; 2.3. Përcakton metodologjinë e prokurimit për tender dhe procedurat e vlerësimit të çmimeve; 2.4. Ofron këshilla dhe asiston menaxhmentin në marrjen e vendimeve lidhur me çështjet kontestuese që mund të dalin gjatë ekzekutimit të kontratave.
3. Hierarkia
Udhëheqësi i Divizionit për Prokurim Publik raporton tek Sekretari i përgjithshëm.