Divizioni i burimeve njerëzore

1. Misioni

Misioni i Divizionit për Burime Njerëzore është të sigurojë menaxhimin efektiv të burimeve njerëzore përmes zhvillimit të procedurave, programeve dhe shërbimeve që kontribuojnë në arritjen e qëllimeve të institucionit dhe punonjësve, duke balancuar nevojat e punonjësve dhe të institucionit, në përputhje me ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi në këtë fushë.


2. Detyrat dhe përgjegjësitë

2.1. Koordinon dhe udhëheq procedurat e rekrutimit për përzgjedhjen dhe punësimin e personelit, kur është e përcaktuar me ligj, në përputhje me legjislacionin në fuqi;
2.2. Mbështet dhe ofron këshilla për udhëheqësin më të lartë administrativ dhe/ose titullarin e institucionit në fushën e menaxhimit të burimeve njerëzore;
2.3. Udhëheq, planifikon, mbikëqyrë dhe koordinon aktivitetet e njësive organizative të burimeve njerëzore duke siguruar funksionim efikas;
2.4. Siguron dhe ushtron kompetenca në zbatimin e legjislacionit, dokumenteve, procedurave dhe standardeve në fushën e burimeve njerëzore;
2.5. Përgatit planin vjetor dhe planin afatmesëm të personelit, në pajtim me procesin e planifikimit buxhetor;
2.6. Ndihmon njësitë përkatëse në përgatitjen e përshkrimeve, klasifikimit dhe sistematizimit të vendeve të punës;
2.7. Zhvillon procedurat e pranimit në shërbimin civil, sipas legjislacionit në fuqi;
2.8. Siguron zbatimin e procedurave për vlerësimin e rezultateve në punë, pushimet, trajnimet, vijueshmërinë, procedurat disiplinore, pezullimet, përfundimin e marrëdhënieve të punës, pensionimin e parakohshëm dhe statistikat e punësimit, sipas akteve ligjore në fuqi;
2.9. Administron dosjet individuale të personelit dhe vendos të dhënat në sistemin elektronik (SIMBNJ);
2.10. Administron pagat, kompensimet, shpërblimet dhe shtesat e nëpunësve;
2.11. Menaxhon dhe mirëmban informatat për burimet njerëzore të ministrisë;
2.12. Përgatit raportin vjetor dhe planin e punës për menaxhimin e burimeve njerëzore;
2.13. Menaxhon procesin e rekrutimit të stafit në qendrat burimore.


3. Hierarkia

Udhëheqësi i Divizionit për Burime Njerëzore raporton tek Sekretari i përgjithshëm.


4. Numri i të punësuarve

Nëntë (9).

Ardiana Rexhepi – Krapi

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors