Departamenti për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave

1. Misioni

Misioni i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave është arritja e pajtueshmërisë së politikave, planeve dhe strategjive në fushëveprimin e Ministrisë, në përputhje me politikat qeveritare, si dhe me standardet e dokumentet strategjike të Bashkimit Evropian.


2. Detyrat dhe përgjegjësitë

  1. Koordinon zhvillimin e politikave dhe dokumenteve strategjike të Ministrisë në pajtim me politikat e Qeverisë, obligimet që dalin nga procesi i integrimit evropian dhe proceset tjera që kanë të bëjnë me bashkëpunimin ndërkombëtar;
  2. Koordinon dhe mbështet procesin e zbatimit të standardeve dhe kërkesave që dalin nga procesi i integrimit evropian dhe standardet tjera ndërkombëtare;
  3. Monitoron dhe raporton për zbatimin e rekomandimeve dhe kërkesave që dalin nga procesi i integrimit evropian;
  4. Ofron mbështetje në harmonizimin e legjislacionit vendor me legjislacionin e Bashkimit Evropian (acquis communautaire);
  5. Koordinon dhe planifikon mbështetjen financiare nga fondet e BE-së, fondet bilaterale dhe të organizatave tjera ndërkombëtare, si dhe koordinon grupet drejtuese apo të ngjashme për mbikëqyrjen e zbatimit të projekteve;
  6. Ofron mbështetje dhe koordinon vendosjen dhe arritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe monitoron zbatimin e tij në nivel dypalësh dhe shumëpalësh.

3. Hierarkia

Drejtori i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave raporton tek Sekretari i përgjithshëm.


4.  Numri i të punësuarve

Shtatë (7)

Vjollca Sopi

Pozita:

Drejtore e Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim te Politikave

Email:

vjollca.h.sopi@rks-gov.net

Numri i Telefonit:

038/ 200 65 096

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors