MASHT

Banka Botërore i jep Kosovës kredi 11 milionë dollarë për projektin “Përmirësimi i Sistemit Arsimor në Kosovë”

20 Nëntor, 2015

Qeveria e Republikës së Kosovës përmes Ministrisë së Financave dhe Banka Botërore, kanë nënshkruar sot marrëveshjen financiare për kredi në vlerë 11 milionë dollarë për realizimin e projektit “Përmirësimi i Sistemit Arsimor në Kosovë”.

Projekti bazohet në reformat e vazhdueshme dhe në rezultatet e arritura deri më sot në arsim. Ky projekt synon avancimin e reformës së autonomisë së shkollave, përmirësimin e sistemeve të certifikimit të mësuesve dhe vlerësimit të studentëve, si dhe forcimin e kapaciteteve të monitorimit të arsimit me qëllim të përmirësimit të mekanizmave kryesor të sistemit të arsimit në Kosovë, të nevojshme për përmirësime në cilësinë e arsimit.

Përmirësimi i cilësisë së arsimit është në krye të agjendës së politikave të arsimit të Kosovës. Aktivitetet e projektit do të kontribuojë në drejtpërdrejt në rritjen e kapaciteteve të Qeverisë dhe të MAShT për të arritur këtë objektiv. Duke u fokusuar në forcimin e institucioneve, sistemeve dhe mekanizmave, projekti do të kontribuoj për ngritjen e cilësisë në sistemin arsimor. 

Last modified: 30 Gusht, 2022