Vihet gurëthemeli i sallës së sporteve në Rogovë, ministri Bytyqi premton projekte të reja

18 Korrik 2019

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, dhe zëvëndësministri, Artan Berisha kanë vënë gurthemelin e sallës së edukatës fizike në shkollën "Haxhi Hoti" në Rogovë të Gjakovës, ku i pranishëm ishte edhe deputeti i kësaj zone, Veton Berisha.

 Vënia e gurëthemelit të sallës së sporteve në shkollën "Haxhi Hoti" është një premtim i mbajtur i ministrit Bytyqi, pas vizitës që i pati bërë shkollës një vit më parë.

Ministri Bytyqi, në një fjalë rasti ka thënë se i gëzohet fillimit të sallës së sportit në këtë shkollë.Bytyqi tutje është zotuar për krijimin e shkollave dhe sallave të reja, për ofrimin e kushteve më të mira për nxënësit.

"Kjo shkollë me krenari e mbanë emrin e dëshmorit Haxhi Hoti. Ndjehëm i nderuar sepse ishim para një viti me deputetin Berisha dhe zëvendësministrin dhe pamë që kjo shkollë ka nevojë për ambiente shtesë . Jemi të kënaqur sepse nxënësit meritojnë që tu krijojmë kushte sa më të mira, që të përjetojnë standarde si gjithë të rinjtë tjerë. Ne si ministri zotohemi që të vëmë gurëthemele të shkollave dhe sallave të reja me standarde perendimore", është shprehur ministri Bytyqi.