U përuruan objektet e reja shkollore në Gjilan dhe në fshatin Begracë të Kaçanikut

08 Tetor 2010

Aktualisht në këtë vatër diturie mësimin e vijojnë mbi 500 nxënës për arsimimin e të cilëve përkujdesen 30 mësues. Objekti ka 25 dhoma, laboratorë dhe hapësira tjera në shërbim të procesit mësimorë, cilësisë në arsim.

"Nuk do të lëmë asnjë gurë pa lëvizë me qëllim që çdo kush të jetë pranë bankave shkollore, që çdo kush të jetë i integruar në proces mësimor", tha Ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj në ceremoninë përuruese

Ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj dhe, kryetari i komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, përuruan shkollën fillore në Lagjen 8 të qytetit në Gjilan.

Në ceremoninë përuruese, Ministri Hoxhaj ndër tjera tha se kjo është ditë e veçantë që sot hapim dyert e kësaj shkolle të re në lagjen tuaj e cila është një tempull i ri diturisë në këtë mjedis.

Në vazhdim Ministri ka falënderuar të gjithë mësimdhënësit dhe të tjerët që ndihmojnë mbarëvajtjen e procesit mësimor, dhe shtoi se: "Nuk do të lëmë asnjë gurë pa lëvizë me qëllim që do kush të jetë pranë bankave shkollore, që çdo kush të jetë i integruar në proces mësimor".

Kjo lagje do të ketë edhe Universitetin e saj në Gjilan i cili do të jetë një qendër e rëndësishme arsimore për Kosovën. Kjo shkollë e re është dëshmia më e fuqishme e ndërtimit të Republikës së Kosovës të cilën po e ndërtojmë ç'do ditë, në çdo hapësirë, tha ndër tjera Ministri Hoxhaj.

Kryetari i Komunës, z. Qemajl Mustafa theksoi se "nëse dikush ka qenë me fat pas pavarësisë së Kosovës është mu kjo lagje e qytetit të Gjilanit e cila veç tjerash ka fituar edhe këtë vatër të diturisë.

Qyteti ynë do të ketë edhe Universitetin Publik në komunën e Gjilanit dhe së shpejti do të inaugurojmë edhe shkollën e në Zhegër. Kryetari Mustafa ka falënderuar Ministrin Hoxhaj për kontributin e çmuar në përmirësimin e infrastrukturës shkollore kudo në Kosovë.

Po sot, në orët e vona të pasdites Ministri Hoxhaj me bashkëpunëtorë ka përuruar edhe shkollën fillore "7 Shtatori", në fshatin Begracë të Kaçanikut me ç'rast theksoi përkushtimin e Ministrisë së Arsimit që të krijojë kushte të mira për arsim cilësorë.