U nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit për mbështetjen e sportit shkollor

17 Nentor 2021

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit,Arbërie Nagavci, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe kryetari i Federatës së Sportit Shkollor të Kosovës, Ardian Telaku nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi, me qëllim të krijimit të kornizës së nevojshme të bashkëpunimit, bashkërendimit dhe koordinimit të aktiviteteve, në funksion të mbështetjes së planeve e aktiviteteve të Federatës së Sportit Shkollor, përkitazi me organizimin e garave shkollore për vitin 2021/2022.

Qëllimi i këtij bashkëpunimi, përmes të cilit Ministria e Kulturësmbështet financiarisht me 100 mijë euro Federatën e SportitShkollor të Kosovës, është promovimi i sportit tek nxënësit përmesmbështetjes së organizimit të aktiviteteve sportive në shkolla, avancimi, zhvillimi dhe masovizimi i sportit si fushë e interesit tëveçantë publik e rregulluar me ligj. 

Ministrja Nagavci me këtë rast ka theksuar rëndësinë e zhvillimit të sportit shkollor jo vetëm për anën shëndetësore, por edhe për zhvillimin e shumë kompetencave të tjera te nxënësit përmes sporteve të ndryshme.

Prandaj, Ministrja tha se MAShTI është shumë i interesuar që tëpërkrahë aktivitetet e përbashkëta në këtë drejtim dhe do tëkryejë me përkushtim obligimet që dalin nga ky Memorandum, ndërsa shprehu gatishmërinë edhe për bashkëpunime të reja nëtë ardhmen, në mënyrë që çdo nxënës të ketë mundësi tëpërfshihet në aktivitete sportive.

MAShTI sipas këtij Memorandumi obligohet që të bëjësigurimin e hapësirave shkollore sportive për zhvillimin e aktiviteteteve dhe ndihmon në lehtësimin e procedurave për organizimin e garave, në bashkëpunim me Drejtoritë Komunale të Arsimit.