Telegram Ngushëllimi

26 Korrik 2020

Ishte i dhembshëm lajmi për ndarjen nga jeta të profesorit Hazir Raçi, i cili për shumë vite ishte edhe aktivist në jetën politike në Kosovë.

Profesor Raçi, gjatë gjithë jetës, dha kontributin e tij për shoqërinë në shumë sfera, sepse ishte këmbëngulës që Kosova të ecte përpara me arsim dhe zhvillim në të gjitha fushat.

Në emër të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Raçi, bashkëpunëtorëve dhe të gjithë qytetarëve të Podujevës dhe të Kosovës!

Ramë Likaj, ministër i Arsimit dhe Shkencës