MASHT

Telegram ngushëllimi

26 Nëntor, 2015

E nderuara familje Gjocaj, Me dhimbje të thellë morëm lajmin për vdekjen e më të dashurit tuaj, Avdyl Gjocaj, veteran i arsimit dhe pjesëmarrës në luftën për lirinë e vendit tonë.

Avdyl Gjocaj ishte bashkëpunëtor i devotshëm në të gjitha proceset që janë zhvilluar për vite me radhë në arsimin e Republikës së Kosovës, qoftë si mësues, pedagog, apo edhe si drejtues i shkollës.  

Kontributi i tij dhe familjes Gjocaj për arsimin në përgjithësi do të çmohet dhe respektohet nga të gjithë. Avdyl Gjocaj dha shembullin e njeriut të përkushtuar në profesionin e mësuesit. Pikërisht, përkushtimi dhe ndershmëria, e bëjnë Avdyl Gjocajn një nga njerëzit më të vlerësuar në historinë e arsimit, jo vetëm në Junik, por edhe më gjerë. 

Prandaj, ju lutem që në emër timin dhe të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, të pranoni ngushëllimet më të sinqerta!


Me respekt,
Arsim Bajrami,
Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë 

Last modified: 30 Gusht, 2022

Comments are closed.