TELEGRAM NGUSHËLLIMI

06 Korrik 2020

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e mësueses së nderuar, Hajrije Rrecaj. Ndarja e saj nga jeta është humbje e pazëvëndësueshme për familjen, kolegët, nxënësit dhe të gjithë vendin. Mësuesja Hajrije Rrecaj la gjurmë të pashlyeshme në historinë e arsimit, duke edukuar pandërprerë breza të rinj për 43-vjet me radhë.

Ndajmë dhembjen me ju!

Sinqerisht,
Ramë Likaj
Ministër i Arsimit dhe Shkencës