MASHT

SQARIM

22 Shtator, 2016

Me qëllim të sqarimit të drejt dhe të saktë të opinionit publik, pas raportimeve në disa mediume, lidhur me përdorimin e hartave në disa shkolla të Republikës së Kosovës, në të cilat nuk janë paraqitur kufijtë e saktë të Republikës së Turqisë, e ndjejmë të nevojshme të sqarojmë se MASHT, nuk ka autorizuar botimin as shpërndarjen e tyre në shkolla.

Hartat janë mjete pune, të cilat mund të sigurohen nga shkolla ose komuna përkatëse.
Është qëndrim i yni që të gjitha hartat e tilla duhet të largohen menjëherë nga përdorimi në të gjitha shkollat që i posedojnë ato.
 
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë shpreh keqardhje për shqetësimet dhe pakënaqësitë e shfaqura lidhur me këtë çështje. MASHT kërkon nga organet kompetente komunale që të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore lidhur me këtë, ndërsa ka autorizuar Inspektoratin e Arsimit, që të mbikëqyrë dhe të raportoj për secilin rast.

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.