MASHT

NJOFTIM

23 Mars, 2020

23 Mars 2020

Për shkak të situatës së krijuar si rezultat i pandemisë COVID – 19, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka filluar punën rreth organizimit të procesit të mësimit në distancë, përmes prodhimit të materialeve mësimore. Këto materiale mësimore do të transmetohen në televizionin publik RTK1 dhe RTK4 (ritransmetim), si dhe do të plasohen për publikun edhe përmes ueb faqes zyrtare www.eMesimi.rks-gov.net, përmes së cilës shkohet në kanalin e MAShTI-t në Youtube.

Duke parë interesimin e madh për përdorim të këtyre materialeve dhe nevojën që nxënësit të kenë sa më lehtë qasje në këto materiale, MAShTI ka vendosur që këto materiale të ofrohen si burim i hapur (open source) me kushtet në vijim:

1. Këto materiale e përmbajtje mbesin pronë e MAShTI-t;

2. Këto materiale e përmbajtje nuk mund të modifikohen;

3. Këto materiale e përmbajtje nuk mund të monitizohen (nuk mund të përdoren për qëllime fitim-prurëse).

Çdo person fizik ose juridik që i përmbahet kushteve të sipër-përmendura mund t’i përdorë, t’i publikojë ose t’i transmetojë këto materiale e përmbajtje te publiku përmes çfarëdo lloj mënyre, forme a formati që ka në dispozicion.

Ju faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin tuaj!

Last modified: 8 Qershor, 2022

Comments are closed.