NJOFTIM

11 Mars 2020

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton të gjithë nxënësit, prindërit, punonjësit e arsimit, se për shkak të masave parandaluese rreth Koronavirusit (COVID – 19), me vendim të Qeverisë së Kosovës, nga nesër, me datë 12 mars 2020, deri me datë 27 mars 2020, ndërprehet procesi mësimor në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Ndërprerja e procesit edukativo-mësimor bëhet për të gjitha nivelet, nga institucionet parashkollore e deri te institucionet e arsimit të lartë në sektorin publik dhe atë privat. 
MAShTI do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin e gjerë rreth hapave në vazhdim.