MASHT

MINISTRJA NAGAVCI VIZITOI SHKOLLËN “FAIK KONICA” ME RASTIN E FILLIMIT TË PERIUDHËS SË DYTË TË VITIT SHKOLLOR

10 Janar, 2022

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci me rastin e fillimit të periudhës së dytë të vitit shkollor 2021/22 vizitoi shkollën “Faik Konica” në Prishtinë prej ku ka përcjellë mesazhin për fillimin e periudhës së dytë të vitit shkollor me urimin që edhe kjo periudhë të shkojë mirë dhe nxënësit të kenë kuriozitet për të mësuar gjëra të reja.

Ministrja Nagavci po ashtu i ka ftuar nxënësit dhe mësimdhënësit, si dhe stafin tjetër të shkollave, që të kenë kujdes maksimal në respektimin e masave mbrojtëse në mënyrë që procesi mësimor të vazhdojë të zhvillohet me prezencë fizike.

Gjatë bashkëbisedimit që pati me mësimdhënësit e kësaj shkolle, ministrja Nagavci tha se, të gjitha rekomandimet e institucioneve shëndetësore janë që shkollat të mbahen të hapura, për çka edhe kërkoi vaksinim të plotë dhe angazhim të përbashkët në mënyrë që të përmbyllet me sukses edhe kjo periudhë.

Duke folur për gjendjen e përgjithshme në arsim, ministrja Nagavci tha se ka pritshmëri që Kosova të shënojë sukses më të mirë në Testin PISA, i cili do të oganizohet gjatë këtij viti, ndërkaq shtoi se përmirësimi i gjendjes është i mundur vetëm me angazhimin e të gjithëve.

Last modified: 18 Maj, 2022

Comments are closed.