MASHT

MINISTRJA NAGAVCI OFRON MBËSHTETJE TË PLOTË PËR PROCESIN E PËRZGJEDHJES SË TEKSTEVE PËR DIASPORËN

13 Korrik, 2021

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka takuar sot anëtarët e Komisionit të Përbashkët Shqipëri–Kosovë për Miratimin e Teksteve Mësimore për Diasporën.

Ministrja Nagavci, me këtë rast, ka ofruar mbështetjen e plotë për procesin e përzgjedhjes së teksteve për Diasporën, ndërkaq theksoi se sa më i afërt që të jetë bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë aq më cilësore do të jenë tekstet mësimore.

Ndër të tjera, ministrja Nagavci shtoi se pas punës së këtij Komisioni do të ketë edhe komisione të tjera të përbashkëta, sepse siç tha kemi shumë për të bërë për Diasporën tonë.

Ajo theksoi se tekstet mësimore janë një element jashtëzakonisht i rëndësishëm për ngritjen e cilësisë së mësimdhënies në përgjithësi e edhe për mësimin plotësues në gjuhën shqipe.

Ndërsa, kryetarja e Komisionit të Përbashkët Shqipëri–Kosovë për Miratimin e Teksteve Mësimore për Diasporën, Anila Ferizaj, falënderoi Ministren për mbështetjen dhe angazhimin e saj për të çuar përpara këtë proces, ndërsa bëri të ditur se, Komisioni

ka nisur të përzgjedhë recensentët për vlerësimin e tekstit mësimor për mësim plotësues të gjuhës shqipe, dhe kulturës shqiptare në Diasporë me titullin “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare” niveli I.

Pjesë e këtij komisioni të përbashkët janë përfaqësues të MAS të Shqipërisë, MASHTI të Kosovës, MPJD të Kosovës, ASKAP (Agjencioni për Standarde dhe Kurrikula të Arsimit Parauniversitar) dhe QBD (Qendra e Botimeve për Diasporën) e Shqipërisë.

Last modified: 7 Qershor, 2022

Comments are closed.