MASHT

MINISTRJA HYKMETE BAJRAMI PRITI ZËVENDËSMINISTRIN E RI TË ARSIMIT, XHAVIT REXHAJ

21 Shkurt, 2020

21 Shkurt 2020

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami ka pritur sot zëvendësministrin e emëruar dje, Xhavit Rexhaj, me të cilin ka biseduar për gjendjen në arsim dhe programin qeveritar që synon përmirësimin dhe zhvillimin e arsimit në të gjitha nivelet.

Ministrja Bajrami dhe zëvendësministri Rexhaj theksuan se do të punojnë së bashku për të kaluar vështirësitë dhe sfidat, në mënyrë që programi katërvjeçar të realizohet në tërësi dhe Kosova të ketë një arsim më cilësor, por të avancohen edhe shkenca, teknologjia dhe inovacioni.

Last modified: 8 Qershor, 2022

Comments are closed.