MINISTRJA BAJRAMI VIZITOI SBASHK-UN

05 Shkurt 2020

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Hykmete Bajrami, ka vizituar sot Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), ku është pritur nga udhëheqësit e kësaj Sindikate.

Ministrja Bajrami shpalosi vizionin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për përmirësimin e sistemit arsimor në vend dhe në këtë kuadër shprehu gatishmëri për të bashkëpunuar ngushtë me SBAShK-un dhe me palët tjera të interesit.Ndërsa, kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj falënderoi Ministren për vizitën dhe gatishmërinë për të punuar bashkë dhe theksoi se Sindikata është e gatshme të japë kontributin e vet kudo që kërkohet në funksion të ngritjes së cilësisë në arsim. 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors