Ministrja Bajrami priti Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë

26 Shkurt 2020

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka pritur sot ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barišić, me të cilën ka biseduar për bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e arsimit.

Ambasadorja Barišić i ka uruar detyrën ministres Bajrami, ndërsa ka theksuar se Kroacia mbetet e përkushtuar në thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve në arsim.
Ministrja Bajrami falënderoi Ambasadoren për mbështetje, ndërsa theksoi rëndësinë që ka për Kosovën bashkëpunimi me Kroacinë në të gjithë sektorët, e veçanërisht në atë të arsimit. Ajo e informoi Ambasadoren Barišić për gjendjen në arsim në vendin tonë dhe programin qeverisës që synon përmirësimin e gjendjes.
Në takim, ndër të tjera, u bisedua edhe rreth mësimit të Gjuhës Kroate në Universitetin e Prishtinës, përkatësisht të Gjuhës Shqipe në Universitetin e Zagrebit.