MASHT

MINISTRI RAMË LIKAJ PRITI NË TAKIM AMBASADORIN E HUNGARISË NË KOSOVË

24 Shtator, 2020

24 Shtator 2020

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Hungarisë në Kosovë, József Bencze, me të cilin bisedoi për gjendjen aktuale në arsim.

Gjatë takimit, u vu theksi te vazhdimi i bashkëpunimit mes dy vendeve, veçanërisht te çështja e bursave dhe shkëmbimit të studentëve, fusha këto ku Kosova dhe Hungaria kanë pasur bashkëpunim të vazhdueshëm.

Ministri Likaj vlerësoi lart mbështetjen që Hungaria i ka dhënë Kosovës, ndërkaq theksoi nevojën e thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e arsimit.

Ndërsa, ambasadori i Republikës së Hungarisë, Brencze shprehu gatishmërinë e Qeverisë hungareze për të vazhduar mbështetjen për Kosovën në fushën e arsimit.

Last modified: 8 Qershor, 2022

Comments are closed.