MASHT

MINISTRI LIKAJ VIZITOI KOMUNËN E LIPJANIT DHE TË SHTIMES

27 Gusht, 2020

27 Gusht 2020

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, në vazhdën e vizitave që po i bën nëpër komunat e Kosovës, për të parë nga afër përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2020/2021, është pritur sot nga kryetarët e Komunave të Lipjanit dhe të Shtimes, Imri Ahmeti dhe Naim Ismajli, si dhe drejtoreshat e DKA-ve Elmaze Behluli dhe Agime Roshaj.

Ministri Likaj ka falënderuar kryetarin Ahmeti dhe kryetarin Ismajli për gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar me Ministrinë e Arsimit, në rrethanat e krijuara nga pandemia Covid-19, sa i përket përgatitjeve për fillim e vitit të ri shkollor dhe rikthimit të nxënësve në ambientet shkollore.

Ministri Likaj foli për ecurinë e përgatitjeve për fillimvitin shkollor, në mënyrë që të evitohen problemet e mundshme dhe rëndësinë e bashkërendimit të aktiviteteve në mes të nivelit qendror dhe atij lokal.

Ndërsa, kryetari Ahmeti dhe kryetari Ismajli shprehën përkushtimin e tyre që si drejtues të komunave të përmbushin të gjitha obligimet dhe përgjegjësitë që u takojnë  në bazë të masterplanit të miratuar nga Qeveria, për të filluar me kohë vitin e ri shkollor, duke i respektuar të gjitha masat mbrojtëse.

Last modified: 8 Qershor, 2022

Comments are closed.