Ministri Likaj u takua me udhëheqës të ADA-s në Kosovë

06 Korrik 2020

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ka pritur sot në takim udhëheqësin e Zyrës Koordinuese të Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA) në Kosovë, Gunther Zimmer dhe menaxheren e Programit të Edukimit, Albulena Zaimi.

Ministri Likaj ka falënderuar shtetin austriak dhe ADA-n për mbështetjen e madhe që i kanë dhënë arsimit në Kosovë, veçanërisht arsimin të lartë dhe atë profesional përmes projekteve që i kanë fuqizuar këto nivele të arsimit, ndërsa theksoi se mbështetja e mëtutjeshme do të jetë një ndihmesë e madhe për Qeverinë e Kosovës sa i përket planeve të saj në ngritjen e cilësisë në arsim. Ministri Likaj, po ashtu, siguroi se MASh do të kryej të gjitha obligimet, në mënyrë që projektet të realizohen sipas planifikimit dhe të realizohen objektivat, të cilat janë në vijë me qëllimin e MASh për ngritje të cilësisë në arsimin e lartë dhe profesional. Gjatë takimit u bisedua edhe për projektet që aktualisht janë duke realizuar, si dhe për projektet që planifikohet të fillohen, e të cilat janë të koncentruar në fuqizimin e disa segmenteve në arsimin e lartë dhe arsimin dhe aftësimin profesional.