MASHT

MINISTRI LIKAJ PRITI NË TAKIM AMBASADORIN E TURQISË NË KOSOVË

28 Korrik, 2020

28 Korrik 2020

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj ka pritur sot Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar, me të cilin ka biseduar për gjendjen e arsimit në vend dhe për thellimin e bashkëpunimit në arsim mes Kosovës dhe Turqisë.

Ministri Likaj ka falënderuar ambasadorin Sakar për gjithë ndihmën që ka dhënë Turqia për Kosovën, sidomos në fushën e arsimit, ndërsa theksoi disa nga prioritetet që ka MASh  për ta përmirësuar gjendjen në të gjitha nivelet e arsimit, e ku ndihma e partnerëve zhvillimor është shumë e rëndësishme.

Ndërsa, ambasadori Sakar konfirmoi se Turqia do të vazhdojë ta mbështesë arsimin në Kosovë. Në kuadër të kësaj shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit përmes bursave për studim në Turqi për nivelin Master dhe Doktoratë të studentëve nga Kosova, njëkohësisht inkurajoi ardhjen e studentëve nga Turqia për realizimin e studimeve në Kosovë.

Gjatë takimit u bisedua edhe për sfidat me të cilat po ballafaqohet arsimi në kohë pandemie dhe përgatitjet që po bëhen për fillimin e vitit të ri shkollor.

Last modified: 8 Qershor, 2022

Comments are closed.