Ministrat Hoxhaj e Tafaj zotohen për ndihmë reciproke në reformimin e arsimit të dy vendeve

24 Korrik 2010

Një delegacion nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Shqipërisë, i prirë nga ministri Myqerem Tafaj ka arritur sot për një vizitë dyditore në Prizren. Kjo vizitë po bëhet me qëllim të thellimit të bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe shkencës në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, me theks të veqantë në funksionalizimin e Universitetit të Prizrenit.

Në ditën e parë të vizitës, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Enver Hoxhaj me bashkëpunëtorë dhe ministri Myqerem Tafaj dhe delegacioni i MASH-it, kanë mbajtur një takim pune në hotelin "Sharr" në Prizren, ndërsa më pas të dy ministriat kanë mbajtur edhe një konferencë për media.

Me këtë rast, ministri Hoxhaj ka falenderuar ministrin Tafaj në emër të nxënësve, studentëve dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, për vizitën që po i bën vendit tonë.

Minisri Hoxhaj, ka përmendur se kohë më parë institucionet më të larta të arsimt të dy vendeve kanë nënshkruar marrëveshje për afrimin e sistemit arsimor të institucioneve arsimore parauniverstare dhe universiteteve.

Gjatë takimit, të dy ministrat kanë biseduar për 5 qështje krysore: arsimin parauniversitar, arsimin e lartë, për mundësinë e bashkëpunimit në shkencë dhe hulumtim, për bashkpunim në fushën administrative, shkëmbinin e përvojave në harmonizimin e ligjeve dhe akteve tjera nënligjore,

Ministri Hoxhaj ka shpehur interesim të madh për përvojën e Shqipërisë në hartmin e teksteve shkollore.

Në këtë rast, ministrat Hoxhaj dhe Tafaj janë pajtuar që të fillohet me një pilot projekt që nga shtatori 2010, kur Abetaret e Shqipërisë do të përdoren në disa shkolla kosovare, derisa ajo e Kosovës do të përdoret në disa shkolla në Shqipëri.

Ministri Tafaj ka premtuar mbështetjen e Shqipërisë në reformimin e arsimit kosovar. "Ministri Enver Hoxhaj, në Kosovë ka vendosur disa standarde të nivelit perëndimor, që ne në Shqipëri ende nuk i kemi. Edhe ne kemi ngritur disa standarde të nivelit perëndimor që Kosova ende nuk i ka, dhe pikërisht në këtë aspekt mund të bashkëpunojmë", është shprehur ministri Tafaj.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës i Shqipërisë, ka premtuar mbështetjen e tij, të ministrisë që drjeton dhe të Qeverisë shqiptare për të ndihmuar funksionalizimin e Universitetit të Prizrent. "Ne po mbështesim ndryshimet e shpejta që po ndodhin në arsmin kosovar", është shprehur ai.

Gjatë ditës së nesërme të dy delegacionet do të zhvillojnë aktivitete të shumta, që kryesisht lidhen me Universitetin e Prizrenit. Vizita e delegacionit shqiptar përkon me regjistrimin e studentëve të parë në këtë universitet.