MASHT

ME RASTIN E FILLIMIT TË VITIT SHKOLLOR, MINISTRI BYTYQI VIZITOI SHKOLLËN “NAIM FRASHËRI” NË PRISHTINË

2 Shtator, 2019

02 Shtator 2019

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, bashkë me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2019/20, ka vizituar shkollën “Naim Frashëri” në Prishtinë.

Ministri Bytyqi ka ftuar mësimdhënësit dhe prindërit që të jenë të përkushtuar, në mënyrë që të arrihet një ngritje e standardit dhe cilësisë në mësim.Ministri Bytyqi ka uruar fillim të mbarë të vitit shkollor, ndërkaq ka folur edhe për tekstet e reja shkollore, të cilat po fillojnë të përdoren për herë të parë.“Uroj një fillim të mbarë të vitit shkollor, pasi po këtë vit po fillojmë me tekste të reja për një numër të caktuar të klasëve, tekste të cilat janë në përputhje me Kurrikulën e re. Shpresoj që këto tekste do të ndikojnë pozitivisht dhe do ta lehtësojnë punën e mësimdhënësve”, ka thënë ministri Bytyqi.Nxënësve dhe mësimdhënësve, vit të mbarë shkollor u ka uruar edhe kryetari Ahmeti, i cili ka thënë se, me gjithë angazhimin e jashtëzakonshëm për shkak të numrit të madh të nxënësve, Prishtina sot po përjeton festë.

Last modified: 10 Nëntor, 2022

Comments are closed.