MAShTI dhe IZHA diskutojnë për praktikat e implementimit të kurrikulave

20 Shkurt 2020

Një delegacion i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), po qëndron për vizitë zyrtare në Tiranë, ku u mbajt një takim me zyrtarë të lartë dhe ekspertë të Institutit për Zhvillimin e Arsimit (IZhA) të Shqipërisë.

Zytarët e lartë të MAShTI-t dhe të IZhA-s diskutuan për nevojën e thellimit të bashkëpunimit të ndërsjellë, sfidat dhe praktikat më të mira lidhur me implementimin e kurrikulava të përbashkët në të dyja vendet.

Në këtë takim, ku ishte i pranishëm edhe drejtori i IZhA-s, Gerti Janaqi, u fol edhe për zhvillimin profesional të mësimdhënësve me metodologji të reja të mësimdhënies.

Gjatë këtij takimi, gjithashtu u fol edhe për angazhimet e përbashkëta që duhen bërë rreth përgatitjeve për organizimin e Seminarit mbarëkombëtar për mësimin plotësues në gjuhën shqipe në diasporë.