MASHT

MASHT fillon përgatitjet për hartimin e kurrikulumit të ri Kosovës

23 Korrik, 2010

Procesi për hartimin e kurrikulumit të ri të Kosovës do të zgjasë deri në fund të muajit qershor 2011. Janë caktuar koordinatorët e grupeve punuese të cilët do të jenë bartës të këtij procesi.

Pas një procesi të gjerë të konsultimit publik mbi versionin e dytë të Kornizës së Kurrikulumit të Kosovës (KK) me përfaqësues të institucioneve arsimore dhe të shoqërisë civile në nivel qëndror dhe lokal MASHT ka filluar përgaditjet për hartimin e kurrikulumit të ri i cili do të mbuloj nivelet formale të arsimit dhe fushat mësimore të parapara me (KK).

Në kuadër të projektit të Komisionit Evropian për mbështetje të MASHT në implementimin e qasjes tërësektoriale në arsim (SWAP), është organizuar një punëtori tre- ditore me koordinatorët e grupeve punuese, bartëse të procesiit për hartimin e kurrikulumit të ri të Kosovës.

Në këtë punëtori, pjesëmarrësit janë vetdijësuar për implikimet e Kornizës së Kurrikulumit të Kosovës në hartimin e kurrikulumit të ri, janë përgatitur për shkruarje efektive të rezultateve mësëimore, janë vetëdijësuar për rëndësinë e cështjeve gjinore dhe gjithpërfshirjes në procesin e hartimit të kurrikulumit. Ata poashtu u familjarizuan edhe me teknikat e përshtatshme të mësimdhënies dhe të vlerësimit për kurrikulumin e bazuar në kompetenca.

Trajnimin e koordinatoreve të grupeve punuese po e ndihmon z. Richard Weber, ekspert ndërkombëtar për hartimin e kurrikulumit në kuadër të projektit SWAP, znj. Luljeta Demjaha, znj. Lindita Boshtrakaj si dhe znj. Eda Vula në cilësinë e ekspertëve vendor.

Last modified: 26 Gusht, 2022

Comments are closed.