MAShT dhe Fakulteti i Edukimit me Marrëveshje Bashkëpunimi për organizimin e trajnimeve për mësimdhënës

19 Korrik 2019

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi dhe Dekani i Fakultetit të Edukimit të Universitetit ”Hasan Prishtina”, Ethem Çeku, nënshkruan Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim me Institutin për Hulumtime dhe Zhvillim të Arsimit (IHZhA).

Me këtë rast, ministri Bytyqi,u shreh se me këtë Memorandum po krijohen mundësitë për zhvillimin e programeve për trajnime të mësimdhënësve sipas nevojave që kanë për zbatim të kurrikulës , ndërsa heksoi se që nga fillimi i këtij mandati, është angazhuar të krijohet një mundësi për organizimin e trajnimeve nga institucionet shtetërore,adekuate profesionale.

Ministri Bytyqi, gjithashtu tha se me këtë po krijohen mundësitë edhe për zhvillimin e projekteve tjera hulumtuese shkencore për zhvillimin e arsimit në Kosovë.

Qëlllimi i këtij Memorandumi të mirëkuptimit është bashkëpunimi dhe financimi i Institutit për Hulumtime dhe Zhvillimin e Arsimit (IHZhA) në fushën e zhvillimit profesional të mësimdhënësve (ZhPM) duke përfshirë hulumtimet dhe analizën e nevojave për ZhPM,përgatitjen, ofrimin dhe siguimin e cilësisë  së programeve për ZhPM.